Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur me nderime të larta shtetërore homologun nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Pritja e Begajt u bë para Presidencës, ku edhe u intonuan himnet shtetërore nga trupat e FSK-së.
Osmani e ka pritur në takim Begajn ku pas takimit ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”.
Po ashtu, në ora 10:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalim.