Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Prishtinë u mbajt ceremonia e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Parakalimi ka nisur nga objekti i Qeverisë së Kosovës dhe do të vazhdojë deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se këta trima e trimëresha që parakalojnë sot në shesh, janë forca të paqes dhe në mbrojtje të paqes e do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kosovës në çdo cep të saj.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve e mysafirë tjerë nga rajoni dhe më gjerë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë ceremoni ka thurur lavde për investimet e fundit në armatimin e Ushtrisë dhe avancimin e ushtarëve nëpërmjet shkollimit në shkollat më të ndritura ushtarake në botë.
Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.