Parada e Çlirimit, FSK e Policia parakalojnë në Prishtinë

Në përvjetorin jubilar, 25 vjet nga çlirimi i Kosovës, në Prishtinë është mbajtur ceremonia kryesore për të kujtuar luftën për çlirim, e hyrjen e forcave paqeruajtëse të NATO-së. FSK-ja e Policia parakaluan me të gjitha regjimentet e njësitë e tyre, ndërkaq nuk munguan as këngët për heroin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Pasardhëse e UÇK-së, e ushtria e shtetit të pavarur të Kosovës nuk kishte si të niste sot parakalimin në 25 vjetorin e çlirimit pos me këngë që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.

Qytetarë të shumtë u mblodhën shesheve të Prishtinës për të parë një nga manifestimet kryesore të vitit, parakalimin e regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë së Kosovës.

Në detaje u prezantuan 16 kuadro të FSK-së, e 7 të Policisë së Kosovës, përfshirë misionin që e kanë në mbrojtje të rendit e ligjit në Kosovë.

Qytetarët e të pranishmit, mirënjohje, krenari e gëzim shprehen përmes duartrokitjeve për ushtarët e policët.

Edhe për Egzon Krasniqin, siç e përshkruan vet ai, dita e sotme është ngjarje e rëndësishme për të.

I lindur pikërisht në kohën kur kishte nisur ofensiva e Serbisë në Drenicë, ai shpreson e ëndërr ka që në të ardhmen t’i shërbejë atdheut.

“Unë kam ,lindur me 24 shtator 1998 në ofensivën e parë të shtatorit në Reznik, qysh tregojnë familja në bazë të sakrificës dhe mundit që kanë bërë ndihem krenar që i përkas kësaj kohe, ndihem më mirë kur i shoh edhe forcat e ushtrisë duke parakaluar është nder i veçantë”,ka thënë Krasniqi.

Krenaria për forcat e rendit, i mblodhi në kryeqytet qindra qytetarë.

“Më bënë me u ndje sikurse kur jemi çliruar prej armikut më të madh që kemi pasur, ajo është një ndjenjë shumë e bukur. Gjithë kam qenë sepse këtu kam lind në Prishtinë”, ka thënë një qytetar tjetër, Fahredin Halimi.

“Jemi shumë krenar e të kënaqur për këtë ditë sot, ku së pari ka ndërhyrë NATO dhe falë Zotit SHBA, jemi krenar që sot për sot defilon Ushtria jonë Çlirimtare e FSK-ja.. Për herë të parë ndihem mire, kam dal sot me nipin për t’ia treguar UÇK-në e Policinë tonë”, ka thënë qytetari tjetër Osman Muqolli.

Në këtë përvjetor jubilar, 25 vjetori i çlirimit, në Kosovë solli edhe figura të rëndësishme ndërkombëtare, kyçe në misionin e atëhershëm të intervenimit të NATO-së.

“Ne e kishim të qartë atë kohë se vetëm ju e dinit se çfarë ndodhte këtu, ne e dinim se diçka duhej të bëhej që gjithçka të ndalonte, e dinim se Kombet e Bashkuara ishin të parealizuara nga vetot e Rusisë dhe Kinës. E dinim se duhej të vendosnim së bashku për të vepruar pavarësisht Rezolutës së Kombeve të Bashkuara. E dinim se mosveprimi ynë do të lejonte Millosheviqin që të vazhdonte edhe më tej spastrimin etnik të shqiptarëve nga vendi i tyre. Atë që duhet bërë e bëmë dhe 78 ditë më vonë e pamë objektivin tonë të plotësuar”, ka thënë ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Geroge Robertson.

Pos NATO-së, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmendi edhe UÇK-në si forcat shtytëse që kthyen shpresën tek populli 25 vjet më parë.

“Në këtë ditë nderojmë trimërinë, sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot. Kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme, por po ashtu për të festuar të tashmen tonë dhe për të synuar një të ardhme të mbushur me shpresë dhe prosperitet. Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë me 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë të lirë. Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës”, ka thënë Osmani.

Se ushtria e Kosovës, origjinën e ka nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e tha edhe kryeministri Albin Kurti, i cili nuk la pa lavdëruar punën e Qeverisë së tij veçanërisht për armatimin e FSK-së.

“Jam shumë i gëzuar qe të shoh bashkë me ju përparimin e madh të FSK-së. Kjo është arritur si rezultat i investimeve dhe punës tonë të përbashkët shumëvjeçare e veçanërisht gjatë tri viteve të fundit. Është arritur më shumë se dyfishimit të buxhetit për ushtrinë, rekrutimit të 1852 ushtarëve të rinj të cilëve këtë vit do të ju bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj, trefishimit të investimeve në armatime, ushtarët tanë kishin vetëm armatim të lehtë, tani janë pajisur edhe me armë të kalibrit të rëndë dhe deri me dronët Bajraktar, të cilëve së shpejti do të ju shtohet edhe sistemi amerikan anti-tank”, ka thënë Kurti.

12 qershori i vitit 1999 shënon fundin e bombardimeve 78 ditore të NATO-së mbi caqet ushtarake e policore serbe dhe hyrjen në Kosovë të trupave paqeruajtëse të Aleancës veriatlantike.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika