Greqia ka mbyllur monumentin turistik Akropolin dhe shkollat në të gjithë Athinën, për shkak të nxehtit ekstrem.
Temperaturat u vlerësuan në 43 gradë Celsius të mërkurën dhe të enjten në disa pjesë të vendit mesdhetar.
Meteorologët thonë se temperaturat e larta janë shkaktuar nga erërat jugore që sjellin ajër të nxehtë dhe pluhur nga Afrika e Veriut.
Si rezultat, Akropoli, vendi arkeologjik i cili pati katër milionë vizitorë vitin e kaluar, u mbyll mes orës 9 të mëngjesit dhe 2 pasdite të mërkurën për shkak të temperaturave kërcënuese për jetën.
Mjekët e Kryqit të Kuq u panë gjithashtu duke shpërndarë shishe uji për turistët, ndërsa shkollat fillore dhe çerdhet në të gjithë pjesët jugore të vendit u mbyllën deri të premten.
Autoritetet e qytetit thanë se grumbullimi i mbeturinave do të ndalet për disa orë dhe shtatë hapësira me ajër të kondicionuar do të hapen për publikun.
Dronët e pajisur me kamera termike do të përdoren për të koordinuar reagimin e shëndetit publik të qytetit.
Ndryshe, Greqia është një nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike. Vitin e kaluar, rritja e temperaturave nxiti zjarre vdekjeprurëse dhe shirat shkaktuan disa nga përmbytjet më të këqija të regjistruara, të cilat dëmtuan të mbjellat. Pas zjarreve shkatërruese të vitit të kaluar, duke përfshirë në ishullin Rodos që shkaktoi evakuimin më të madh, Greqia ka rritur përgatitjet duke punësuar më shumë staf.