Në Rahovec, një person ka vdekur pasi është goditur aksidentalisht nga traktori.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte duke lëvizur prapa me traktor dhe e ka goditur viktimën nga pakujdesia.
Kjo goditje i shkaktoi lëndime trupore, pas arritjes në spitalin e Gjakovës, viktima kishte ndërruar jetë.
“Rahovec / 12.06.2024 – 17:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës, ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” shkruhet në raportin e Policisë.