Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e mbledhjes së qeverisë ka thënë se çlirimi dhe sakrifica e shumë gjeneratave për Pavarësinë e Kosovës ia vlejti, pasi siç thotë ai, vendi tani është më i zhvilluar më shumë se asnjëherë më parë.
Sipas shefit të ekzekutivit, ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet, ndërsa shteti po bëhet më i zhvilluar.
“Krahasuar me katër vjet më herët, e kemi sivjet 50 për qind më të lartë bruto produktin vendor. Qytetarët janë më të lirë, shteti është më i pavarur dhe më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia është përherë më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë. Çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare ndërgjenerata, pavarësia, ia kanë vlejtur sot, si në aspektin e ekonomisë, ashtu edhe demokracisë. Puna jonë vazhdon”, ka thënë Kurti.
Kurti falënderoi institucionet që u morën me organizimin e përvjetorit jubilar të Ditës së Çlirimit, teksa shprehur mirënjohje dhe nderime “për të gjithë ata që sakrifikuan për liri”.
Ai falënderoi aleatët e Kosovës që ndaluan okupimin serb në popullin e Kosovës gjatë viteve të 99-ta.
“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm për t’i shprehur mirënjohjet tona për të gjithë ata që sakrifikuan për liri, lavdi u jemi përjetësisht falënderues edhe aleatëve ndërkombëtarë. Ne mbledhje po vij nga takimi me William Walker, ky njeri i jashtëzakonshëm, ishte ai që ngriti zërin për padrejtësinë në vendin tonë”, ka theksuar Kurti.