Në Ukrainë janë qindra monumente, vende kulturore, monumente dhe gjëra të përditshme, që civilët i kanë skanuar në telefonat e tyre, përmes një aplikacioni të quajtur Polycam.
Softueri i aplikacionit gjeneron një model të detajuar 3D, i cili do të jetojë përgjithmonë në një arkiv dixhital si një pjesë e një nisme të quajtur Backup Ukraine.
Qytetarët ukrainasë mund zgjedhin, se cilat objekte do t’i përjetësojnë, nëpërmjet arkivimit të tyre në një arkiv virtual.
Backup Ukraine është ideja e agjencisë VICE, Virtue Worldwide, e cila bashkëpunoi me Blue Shield Denmark, një grup që ndihmon në mbrojtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore globale dhe Komisionin Kombëtar Danez të UNESCO-s, raporton CNN.
Ministria e Kulturës e Ukrainës ka dokumentuar 367 krime lufte kundër trashëgimisë kulturore të vendit deri më 27 maj, duke përfshirë shkatërrimin e 29 muzeve, 133 kishave, 66 teatrove dhe bibliotekave dhe një varreze shekullore hebraike, sipas faqes së saj të internetit.
Me Backup Ukraine, për herë të parë në histori, artefaktet e një vendi po dokumentohen në realitetin e shtuar gjatë një lufte në vazhdim. Një precedent që ka ndezur biseda rreth mënyrës sesi kjo teknologji mund të përdoret në vende të tjera që përjetojnë konflikt ose luftë.
Ekipi po eksploron gjithashtu mundësinë e krijimit të modeleve 3D të kishave dhe ndërtesave të shkatërruara që nuk janë skanuar, duke përdorur pamje dixhitale nga e kaluara.
“Ne kemi krijuar një precedent këtu për sa i përket mbrojtjes së artefakteve kulturore dhe një modeli, një sistem që njerëzit mund ta përdorin, ndërsa konflikti zhvillohet,” tha Iain Thomas, drejtor i grupit krijues në Virtue Worldwide dhe bashkëkrijues i projektit.
Max Kamynin, një banor dhe arkitekt i Kievit, thotë se ai doli vullnetar për iniciativën afërsisht një muaj më parë dhe cakton tre deri në katër ditë në javë, për të bërë skanime, gjatë të cilave, ai synon të krijojë 15 deri në 20 skanime me cilësi të lartë. Para çdo dite skanimi, Kamynin bën një listë të monumenteve, ndërtesave historike ose objekteve të shkatërruara nga forcat ruse, thotë ai.
Kamyninit iu desh afërsisht një orë për ta skanuar Kishën e Zonjës Virgjëresha Pirogoshcha, një katedrale ortodokse në Kiev, e ndërtuar fillimisht në vitin 1132. Ishte ndërtesa e parë në Kiev që u ndërtua tërësisht me tulla pa përdorimin e gurit, sipas faqes së internetit të kishës. Kisha u shkatërrua në vitin 1935 gjatë epokës sovjetike, por më vonë u rindërtua në fund të vitit 1900.
Qindra objekte të trashëgimisë kulturore janë shkatërruar, gjatë kohës së invazionit rus.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje UNESCO-s që ta largojë Rusinë nga anëtarësimi, sepse ajo ka shkatërruar “aq shumë monumente, vende kulturore dhe sociale në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, raportoi për CNN.
Skanimi 3D i trashëgimisë kulturore të Ukrainës është një “mjet fantastik arsimor”, tha Yuri Shevchuk, një profesor i gjuhës ukrainase në Universitetin e Kolumbisë.
Shevchuk thotë se projektet si Backup Ukraine i shërbejnë një qëllimi më të madh në luftën kundër agresionit dhe propagandës ruse, e cila nuk njeh identitetin unik kulturor të Ukrainës dhe sovranitetin territorial.