Gjykimi për vrasjen e Ivanoviqit drejt fundit, ish-hetuesi Basara ndryshon deklarimin

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës i akuzuar në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Rade Basara ka vendosur të mbrohet në heshtje, ani se një ditë më parë kishte vendosur të deklarohej për të dhënë mbrojtjen e tij. Ai tha se këtë po e bënë për arsye shëndetësore, ndonëse u pyet nga prokurori e gjyqtari mos ka të bëjë me ndonjë presion apo kërcënim. Veprimet e bëra në seancën e një dite më parë, ku u dëgjua për gati 2 orë Basara, u anuluan për shkak se njëri nga avokatët kishte autorizuar një praktikant, e që nuk ishte e lejuar. Të njëjtit gjyqtari i shqiptojë gjobë prej 350 eurove.

6 vjet pas vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit, e 4 vjet pas ngritjes së aktakuzës, procesi gjyqësor për këtë po shkon drejtë fundit.

Ndonëse jo kundër autorit të vrasjes, ky proces gjyqësorë u zhvilluar ndaj personave që dyshohet se vinin nga grupi kriminal që mori pjesë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Në seancën e sotme, në Prishtinë ka përfunduar edhe mbrojtja e të akuzuarit të fundit, e që i hap rrugë fjalës përfundimtare e vendimit të trupit gjykues. Por ndonëse i akuzuari Rade Basara, në seancën e një dite më parë, ai vendosi të jepte mbrojtjen e tij, në seancën e sotme ndryshoi tërësisht qëndrim.

“Unë dje kam pasur probleme shëndetësorë shumë të mëdha, madje kam përfunduar në emergjencë, kam edhe raportin mjekësor dhe në të cilin thuhet se kisha probleme me tension te larte..mua më kanë sugjeruar edhe të qëndroj në spital, por kam refuzuar…dhe nga ky moment unë do të mbrohem ne heshtje sepse nuk jam në gjendje që ta përcjell këtë proces sepse kam probleme shëndetësore të mëdha”, ka thënë Basara.

Basara, që ka qenë hetues në Policinë e Kosovës, sipas provave të Prokurorisë kishte qenë  anëtar i grupit të organizuar kriminal të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, tha se nuk qëndron as në deklarimin e bërë një ditë më parë.

Këto veprime u anuluan për shkak se avokati Dejan Vasiq, kishte dërguar zëvendësim një praktikant, e që nuk është e lejuar.

Vasiq u gjobit nga Gjykata me 350 euro gjobë për këtë.

Ndonëse i akuzuari Rade Basara insistonte se ndryshimi i qëndrimit të tij, është për arsye shëndetësore, prokurori special kërkoi që i njëjti të sqarohet nëse arsye e vërtetë është ndonjë kërcënim ndaj tij.

“Edhe pse është e pamohueshme mbrojtja në heshtje, por duke u nisur nga fakti se në të gjitha seancat ka qenë insistimi që të deklarohet, ne vetëm të kemi përgjigjen e tij a ka arsye tjera kjo mbrojtje në heshtje mos është kërcënim presion apo diçka”, ka thënë prokurori, Burim Qerkini.

““Për mua është më e rëndësishme që të jetoj edhe disa vite normale s’ka pasur asnjë presion, për mua kryesisht është gjendja ime shëndetësore”, ka shtuar Basara.

Përveç tij në heshtje, janë mbrojtur edhe të akuzuarit Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, ndërkohë që Silvana Arsoviq e Nedelkjo Spasojeviq janë deklaruar.

Të njëjtit Prokuroria Speciale i ngarkon me vepra penale për “Pjesëmarrje dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” e “armëmbajtje pa leje”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika