Kosova shënon rritje të cenueshmërisë ndaj dezinformimit

57 pikë nga 100 sa është totali ka marrë Kosova në Indeksin e Cenueshmërisë së Dezinformatave në edicionin e dytë të tij. E që shënon rritje në tërësi të Indeksit të Cenueshmërisë. Këto të dhëna u publikuan gjatë ditës së sotme në Konferencën për Integritetin e Informacionit DISICON, edicioni i shtatë. Ndërsa Kosova në vitin 2022 ka marrë vetëm 41 pikë nga 100

Indeksi i Cenueshmërisë ndaj Dezinformimit në Kosovë është publikuar sot [e enjte] në edicionin e dytë të tij. Sipas Indeksit të Cenueshmërisë së dezinformatave dhe ndikimit të jashtëm malin këtë vit vlera e tij ka qenë 57 nga 100 pikë në total. E krahasim vitin 2022, Kosova ka pasur 41 pikë nga 100.

E që i bie se në tërësi ka pasur rritje të cenueshmërisë dhe të ndikimit të jashtëm malin.

Ky rezultat është publikuar gjatë ditës së sotme në kuadër të Konferencës për Integritetin e Informacionit, DISICON 7 dhe është organizuar nga NDI dhe USAID-i në Kosovë.

Hovenier: Do ta ndihmojmë Kosovën të mbrohet nga sulmet kibernetike dhe informatat e rrejshme

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika është e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në përmirësimin e integritetit të informatës e duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike.

Ai këto deklarata i bëri në konferencën për Integritetin e Informacionit “DISICON”, edicioni i 7-të, ku ka shtuar se Inteligjenca Artificiale mund të përdoret edhe në proceset demokratike duke përmirësuar proceset e votimit.

“Ne udhëheqësit duhet të sigurohemi që sistemet demokratike të përfitojnë nga informatat e sakta dhe të përgjegjshme. Të sigurojmë që njerëzit që mbjellin mosbesim të mos ia dalin. Inteligjenca Artificiale mund të na mbështetës proceset demokratike duke na ndihmuar që të përmirësojmë procesin e regjistrimit të votuesve. Për të thjeshtësuar numrin e votimeve, për të zbuluar, luftuar dhe keqinformimin. Shpresoj që ju do të na mundësoni që t’i përdorim më mirë këto mjete më mirë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ShBA-ja është e përkushtuar që të mbështesë shoqëritë civile, e po ashtu edhe mediet e pavarura, në mënyrë që t’i zhvillojnë modele të reja të financimit që të vazhdojnë t’u ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen.

Ai ka shtuar se së fundi kanë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit për të rritur bashkëpunimin në mes të qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë.

“Dua të ju siguroj që SHBA është duke i kushtuar kësaj çështje vëmendje. Duhet të identifikojmë problemet. Ky është një hap i rëndësishëm që të dalim nga analiza në veprime për të adresuar problemet. Mbështetja jonë është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndihmuar shoqëritë demokratike në Kosovë, duke përmirësuar integritetin e informatës, duke mbrojtur kundër sulmeve shkatërruese kibernetike. Duam të punojmë me media, me shoqërinë civile. Dëshirojmë që t’i mbështesim mediat e pavarura për të zhvilluar modele të reja të financimit që të vazhdojnë që të ofrojnë informata të sakta qytetarëve edhe në të ardhmen”.

Sapo kemi ndihmuar në themelimin e agjencisë së parë të Kosovës për siguri kibernetike. Kohëve të fundit kemi bërë dy marrëveshje bilaterale të mirëkuptimit mes nesh edhe qeverisë, për të rritur bashkëpunimin mes qeverive për luftimin e manipulimit të informatave nga jashtë”, ka thënë ai.

Szunyog: Bota demokratike është në një rrezik që nuk ka qenë më herët nga shpërndarja e dezinformatave

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Tomasz Szunyog, ka thënë se bota demokratike është në një rrezik që nuk ka qenë më herët nga shpërndarja e dezinformatave. Teksa ka shtuar se dezinformatat përbëjnë një sfidë të sigurisë, duke krijuar rrezik për demokracinë dhe përpjekjet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku sipas tij, ndikimi kalon përtej shteteve veç e veç duke ndikuar në sigurinë kolektive dhe në rendin ndërkombëtar. Ai ka theksuar se dezinformacionet dobësojnë institucionet demokratike, zvogëlojnë besimin e qytetarëve në qeveri, në institucionet, në shtetin dhe në medie.

“Bota demokratike është në rrezik që nuk është parë moti. Dizinfomacioni përbën një sfidë të sigurisë duke përbërë rrezik për demokracinë dhe përpjekjet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndikimi i të cilit kalon përtej shteteve veç e veç duke ndikuar në sigurinë tonë kolektive dhe në rendin ndërkombëtar. Dezinformacioni dobëson institucionet demokratike dhe zvogëlon besimin e qytetarëve në qeveri, në institucionet, në shtetin dhe në mediat. Dezinformacioni ndikon edhe në opinionin publik”, ka thënë ai.

“Sapo kemi qenë dëshmitarë të zgjedhjeve të suksesshme të Parlamentit Evropian, mirëpo gjatë muajve të mëparshme, po ashtu, kemi identifikuar disa raste ku dezinfoamcioni filloi të përhapej në vendet e ndryshme. Përhapja e lajmeve, përmbajtje vinte nga mediat që kontrolloheshin nga shteti rus për të shënjestuar audiencën evropiane”.

Ai ka shtuar se tani edhe proceset zgjedhore janë në rrezik nga dezinformatat.

“Viti 2024 është vit ku instrumente e Inteligjencës Artificiale do të vijnë në dispozicion të të gjitha ata që kanë ekses në internet. Andaj ekziston një rrezik më i madh që ndikimi në zgjedhje do të jetë më i madh se në të kaluarën. Platformat online dhe mungesa e mbikëqyrjes së tyre krijojnë ndjenjën e pandëshkueshmërisë. Ky ndikim mund të ndikojë në rendin botëror. Jemi këtu për të shkëmbyer përvoja se si t’i ruajmë zgjedhjet demokratike. Komision Evropian ka thënë se dezinfomacioni polarizon shoqëritë demokratike, duke thelluar tensione, duke minuar shtyllat demokratike siç janë sistemet zgjedhore. BE ka ndërmarrë masa për të luftuar dezinformacioni, siç është krijimi i grupeve krijuese për strategji të komunikimit si dhe krijimi i sistemit të alarmimit. Projekte tona përqendrohen në edukimin e mediave, lirin e mediave, dhe mbështet gazetarinë humutuse, si dhe trajnimin e gazetarëve”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika