Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), rreshteri i parë Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur pas një sulmi kardiak.
Për këtë ka njoftuar FSK-ja nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.
Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së”
Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim.