Policia jep detaje për të shtënat me AK-47 në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të shtënat me armë mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë. Sipas Policisë, i dyshuari që gjendet në kërkim policor pas një mosmarrëveshje më disa persona ka marrë armën AK 47 dhe ka shtënë me armë

Pamje nga vendi i ngjarjes në Prishtinë, 13 qershor 2024.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth incidentit me armë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një i dyshuar, i cili aktualisht është në kërkim, ka shtënë me armë zjarri AK-47 pas një mosmarrëveshjeje me disa persona.

Rasti po hetohet në drejtim të disa veprave penale, përfshirë “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “posedim i narkotikëve”.

Sipas Policisë, një qytetar raportoi se i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje, kishte marrë armën AK-47 dhe kishte shtënë me armë pasi kishte dalë nga shtëpia.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dalë nga shtëpia kishte shtënë me armë”, thuhet në raportin e Policisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia kanë gjetur fishekë, një jelek ushtarak dhe substanca narkotike.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja, si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e Policisë. 

Të shtëna armësh në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika