DASH: Synimi afatgjatë amerikan është fund me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)

DASH ka thënë se qëndrimi i Uashingtonit zyrtar sa i përket procesit të normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë s’ka ndryshuar dhe se synimi afatgjatë i politikës amerikane është që në fund të dy shtetet ta njohin njëra-tjetrën.

Në pyetjet e Gazetës Express rreth deklarimeve të fundit ambasadorëve amerikanë në Prishtinë dhe Beograd rreth çështjes së njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, një zëdhënës i DASH ka thënë se qëndrimi i SHBA s’ka ndryshuar dhe se Uashingtoni e përkrah dialogun e lehtësuar nga BE si e vetmja rrugë për të arritur normalizim, paqe e raport produktiv mes dy vendeve.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”, është përgjigjur ky zëdhënës i DASH.

Ai ka shtuar se e ardhmja e të dy vendeve është në institucionet evropiane dhe se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara.

Nga DASH kanë potencuar se presin që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura pa vonesa dhe parakushte.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar ai.

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffery Hovenier, në një organizim të Economist Impact ka thënë se finalja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbyllet me njohje reciproke dhe asgjë më pak. Ndërsa, ambasadori në Beograd, Christopher Hill, i pyetur nëse mendon që Serbisë duhet t’i kushtëzohet hyrja në BE me njohjen e Kosovës, ka thënë se s’është i një mendimi të tillë dhe se mes dy shteteve do të ketë normalizim, siç po kërkon Bashkimi Evropian.

Përderisa duke komentuar deklarimet ambasadorit e Hill nga Brukseli, kanë deklaruar të enjten se Serbia s’mund të hyjë në BE pa e normalizuar raportin me Kosovën.

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi përfshin njohjen reciproke

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika