Të dielën e 12 qershorit, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Podujevë.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.
“Është raportuar për një plagosje me armë zjarri, ku viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati. Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit, por nuk është gjetur.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.