Në Morogoro, Tanzia, shkencëtarja kërkimore britanike, Dr. Donna Kean, po trajnon 170 brejtës që do të dërgohen në mbeturinat e tërmetit për të gjetur të mbijetuarit nga tërmeti.
Minjtë e shpëtimit dërgohen në mbeturinat e tërmetit me çanta shpine të vogla prototip që përmbajnë mikrofona, pajisje video dhe gjurmues vendndodhjeje. Këto mjete do të lejojnë ekipet e shpëtimit të komunikojnë me të mbijetuarit e tërmetit në kohë reale, transmeton “The Discovery“.
I train these clever creatures to save victims trapped in collapsed buildings after earthquakes. We kit them out with a rat backpack, and train them to trigger a switch when they find a victim & come back for a tasty treat 🐀#herosnotpests #science #weirdjobs #WomenInSTEM pic.twitter.com/728IQv70NX
— Dr Donna Kean (@donnaeilidhkean) May 26, 2022
Dr. Kean shprehu se si minjtë e shpëtimit janë idealë për këtë lloj pune, duke thënë se “Minjtë do të ishin në gjendje të futeshin në hapësira të vogla për t’i gjetur viktimat në rrënoja.”
Ekipi i Dr. Kean bashkëpunon me organizatën jofitimprurëse “APOPO” për projektin e tyre “Hero Rats”.
“Mijtë Hero” do të fillojnë të punojnë me një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi, duke u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit nga tërmeti në zonën me rrezik të lartë.
APOPO is training HeroRATs for Search & Rescue. The rats have a great sense of smell, and can move through small spaces to search for survivors. The basic behavioral sequence is: search for victim, pull ball to communicate victim has been found, then return to trainer for reward. pic.twitter.com/gAaBj8zMB5
— APOPO (@HeroRATs) April 5, 2022
Grupi prej 170 minjsh po trajnohet për projekte shtesë që përfshijnë minat tokësore, tuberkulozin, madje edhe nuhatjen e Brucelozës, një sëmundje infektive që prek bagëtinë.
Dr. Kean ndihet me shpresë për rezultatet premtuese të projektit të saj dhe është e emocionuar që është e vetmja organizatë në këtë hapësirë që punon me këtë specie.