Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për një rast të vjedhjes grabitqare

Foto; Policia e Kosovës

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Sipas njoftimit, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje grabitqare”, që ka ndodhur më 05.02.2024 në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika