Zjarr masiv në Shkodër: Evakuohen banorët, forcat shqiptare ndërhyjnë përmes helikopterit

Tregu i rrobave të përdorura në qendër të qytetit të Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së premtes duke rrezikuar pallatet përreth.

Siç shkruajnë mediet shqiptare, të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara ndërkohë që policia ka ndërhyrë menjëherë duke evakuuar të gjithë banorët e banesave përreth që janë rrezikuar nga flakët e mëdha.

Për lokalizmin e zjarrit në Shkodër janë angazhuar të gjitha strukturat.

Mediet raportojnë se në terren kanë qenë 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari. 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thotë se Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ra pasditen e së mërkurës në tregun e të përdorurave në Shkodër. Ministri thotë gjithashtu se në ndihmë kanë shkuar dhe zjarrfikësit nga bashkitë fqinje.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafbardhi Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit”, ka shkruar Balla në Facebook.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika