Një burrë është gjetur pa shenja jete tek penda e liqenit të Livoqit dje rreth orës 12:45.
Policia e Kosovës bën të ditur përmes raportit policor se ende nuk është identifikuar viktima.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshuar.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK-së.