Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Abdixhiku teksa ka thënë se kjo festë simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, “le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët”.
“Të dashur qytetarë të besimit islam, Me fat festa e Kurban Bajramit. Kjo festë ashtu siç simbolizon sakrificën për paqe e lumturinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, ashtu le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për tu bërë më të mirë e të mirat t’i ndajmë me të tjerët. Sepse, të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është virtyt madhështor njerëzor”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje Abdixhiku ka thënë se mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë së secilit.
“Në festa sikurse kjo e sotmja ne përpiqemi të forcojmë më shumë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Krijuesit – prandaj mirësia e mbarësia le të bëhen pjesë e përditshmërisë tonë; për vendin, për shoqërinë dhe për njëri-tjetrin. Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ua uroj festën e Bajramit të vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja”, thuhet në urimin e Abdixhikut.