“Spekulime të panevojshme”, Stano i kundërpërgjigjet Bislimit për deklaratën për raportin e Borrell-it

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka konsideruar si spekulime deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke theksuar se vendet anëtare të BE-së do të jenë të parat që do të shohin dhe diskutojnë raportin nga Josep Borrell, para se të merren vendimet e nevojshme

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Stano ka theksuar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së.

Ai ka shtuar se nuk është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit.

“Kjo është një çështje institucionale në mes të përfaqësuesit të lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është përfaqësuesi i lartë ai që do ta dërgojë raportin te vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

Sipas tij, raporti nga Borrell do të dërgohet fillimisht te vendet anëtare, të cilat do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen e tij, para se të marrin vendimet e nevojshme.

“Kjo është diçka institucionale në mes të përfaqësuesit të lartë dhe vendeve anëtare. Kështu që nuk na duhet dikush nga jashtë që të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret. Do të bëhet në kohën e përshtatshëm për përfaqësuesin e lartë dhe vendet anëtare, që do të jenë të parat që do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen, para se të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Nuk ka hapësirë dhe arsye për spekulime publike nga akterë të ndryshëm”, ka deklaruar Stano.

Borrellit i ishte kërkuar një raport i tillë nga vendet anëtare, në mënyrë që të vlerësohet nëse janë pjekur kushtet që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.

Më 13 qershor, duke raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane në Prishtinë, Bislimi kishte deklaruar se raporti i Borrellit ka qenë “i gatshëm prej prillit, por ka pasur disa hezitime” për dorëzimin e tij.

“Ka pasur hezitime të dërgohet [raporti] në komision, për shkak se, si duket, ka disa individë që kanë interes ta shtyjnë heqjen e masave ndaj Kosovës dhe si rezultat ta dëmtojnë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur Kosova dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Stano refuzon të flasë për armatimin e gjetur në veri, ia përmend Kosovës “hapat e njëanshëm”

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika