Osmani takon presidentin e Finlandës, diskutojnë për avancim të raporteve

"Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik", u shpreh presidentja Osmani pas takimit me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se në takimin i cili u zhvillua në margjinat e samtit për Ukrainën i mbajtur në Zvicër, është diskutuar për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve si dhe rrugën euro-atlantike të Kosovës.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.

Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet.

25 vite pas Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë.

“Përgjatë historisë, lavdia e njerëzimit është përcaktuar nga trimat dhe ata që përballë mundësive dërrmuese nuk u dorëzuan kurrë, por është veçanërisht formë nga ata që me bindje të palëkundur besuan në fuqinë e paqes dhe forcën e qëndrueshme të pjesës sonë të njerëzimit” tha Osmani.

Osmani u shpreh se agresioni rus kundër Ukrainës i ka kujtuar të gjithëve “në vendin tim dy gjëra, së pari, vuajtjet e tmerrshme dhe të paimagjinueshme që tingëllon lufta dhe e dyta tani është radha jonë të kthehemi.”

Teksa shton se duhet ndaluar kërcënimi i qetësisë së një kombi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika