Konjufca: 19 vjet rrugëtim me beteja politike, qofshim bashkë drejt horizonteve të reja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të, tha se 19 vjet rrugëtim që kaluan në vështirësi të mundshme e beteja politike sot janë duke shikuar drejt fitoreve të reja

Lëvizja Vetëvendosje sot [ e hënë] ka shënuar 19-vjetorin e themelimit të saj.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje [LVV], Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë aktivistët e kësaj lëvizjes për 19-vjetorin e krijimit të saj, duke thënë se përgjatë 19 vjetëve me Lëvizjen Vetëvendosje së bashku me popullin kanë kaluar vështirësitë në beteja të ndryshme politike, por edhe duke ecur drejt fitoreve të reja.

Konjufca ka përshëndetur të gjithë aktivistët, duke falënderuar fillimisht popullit që i qëndroi afër LVV-së, teksa ka shtuar “qofshim bashkë edhe drejt horizonteve të reja” .

“Këtë javë lëvizja jonë i mbushi 19 vjet. Urime të gjithëve. Dje e kishim edhe festën e Bajramit, të sakrificës Bajramit të Kurbanit, e shfrytëzoj për t’ua uruar. Jemi mbledhur këtu të gjithë për ta festuar 19-vjetorin e lëvizjes sonë. 19 vite kaluam nëpër të gjitha vështirësitë në beteja politike dhe jemi lëvizja më e madhe dhe duke shkuar drejt fitoreve të reja”, ka deklaruar Konjufca në shënimin e 19-vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai falënderoi edhe aktivistët të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kauzave politike, si Astrit Dehari, Arbënor Dehari, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, për të cilët tha se nuk i ndali asnjë furtunë politike dhe që dhanë gjithcka edhe jetën e tyre për ta bërë Kosovën të lirë.

“Falënderimi i parë për gjithçka të bukur i takon popullit tonë të dashur e të vuajtur që ne si lëvizje i qëndruam pranë e që nuk na braktisi neve kurrë. Qofshim bashkë edhe drejt horizonteve të reja. Populli e kupton gjuhën e Lëvizjës Vetëvendosje. Falënderimi i dytë i takon aktivistit të LVV-së, atij aktivisti të thjeshtë që nuk e ndali dot asnjë fortunë politike atij aktivisti që me plot vetëmohim dha gjithçka duke përfshirë edhe jetën e tij si Arbnori e Astriti e aktivistë të tjerë që dhanë jetën në përpjekjen tonë të përbashkët për ta bërë Kosovën tonë të lire”, tha Konjufca.

Konjufca përmendi edhe ditën e lindjes së Ukshin Hotit, ku në shtator të 1994 kishte deklaruar para gjyqit të Serbisë se “populli shqiptar duhet të bashkohet këtë e di të gjithë edhe askush nuk e konteston”.

“Sot, të nderuar po ashtu jemi edhe në ditën e lindjes së kolosit tonë kombëtar, intelektualit e patriotit Ukshin Hotit. Ai sot mbush 81 vjet dhe më lejoni që qysh në fillim të kësaj fjale ta lexoj deklaratën e tij të fuqishme politike që ai e dha përpara gjyqit të Serbisë më 29 shtator 1994  ‘populli shqiptar duhet të bashkohet këtë e dinë të gjithë edhe askush nuk e konteston’”, deklaroi Konjufca.

Konjufca potensoi se gjithnjë Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë thirrje për Serbinë që e ka përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për luftën e fundit në Kosovë, duke shtuar se po ashtu do të ritheksohet thirrja e tyre edhe për drejtësinë e gjenocidit serb.

Bogujevci në 19-vjetorin e VV-së: Lëvizja do të jetë çdoherë në shërbim të atdheut

Në shënimin e 19-vjetorit të LVV-së, Saranda Bogujevci, tha se është nder dhe krenari të qënit pjesë e VV-së.

“Para se ta njoh lëvizjen përbrenda e kam njohur në distancë si qytetare e Kosovës, duke e përcjellë aktivitetin e lëvizjes dhe duke e ndjerë vetëm gjithmonë më afër organizimit politik që me angazhimin e tij arriti të shfaqë atë që po ndodhte në vendin tonë jo cdoherë për të mirën e vendit. Dhe duke na bërë pjesë e këtij aktivizim për të ngritur zërin, kemi qenë shumë me fat që e kemi pasur lëvizjes. Lëvizja feston 19-vjetorin dhe në këtë rrugëtim kemi pasur shumë sfida si vend edhe si lëvizje kemi kaluar në kohë të vështira, por cka është me rëndësi është se ia kemi dalë dhe ajo çka kemi mësuar është aktivizim i lëvizjes që ndërlidhet direkt me shërbimin e vendit tonë. Kur je bashkë me aktivistë dhe flet për angazhimin e lëvizjes, tema kryesore është shërbimi ndaj vendit është shumë e rrallë dhe nuk e gjen gjithkund”, shtoi Bogujevci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika