Austria-Franca 0:1

Franca e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Austrisë me rezultat 1:0.

Franca kaloi në epërsi falë autogolit të Maximilian Woeber. Ai shënoi autogol në minutë e 38-të.

Tre minuta para se Franca t’i gëzohej epërsisë, Austria pati rast të mirë. Gjuajtjen e Christoph Baumgartner nga afërsia në minutën e 35-të e priti portieri Mike Maignan.

Kylian Mbappe po ashtu lëshoi dy raste shënimi. Rastin e parë e pati në minutën e nëntë. Gjuajtjen e Mbappes e priti portieri austriak, Patrick Pentz. Edhe në situatën e dytë të minutës së 45-të, Mbappe nuk ishte konkret.

Ndeshja i takon Grupit D të “Euro 2024”. Ndërsa loja po zhvillohet në Dusseldorf në “Merkur Spiel-Arena”.

Synimi i dyja kombëtarëve sonte është fitorja.

Gjatë ditës së djeshme në po këtë grup, Holanda e ka mposhtur Poloninë me rezultat 1:2.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika