Të zhvendosurit nga Siria ballafaqohen me kushte të rënda të jetesës, qoftë brenda vendot qoftë edhe në shtetet për rreth.
Ata kanë varur rrobat e tyre për t’u tharë në dy linja të lidhura midis çadrës dhe një portiku të lashtë prej guri.
Fëmijët e tyre ngjiten mbi shkëmbinj dhe ekuilibrohen në mure në një shesh lojërash të pazakontë dhe të rrezikshëm.
“Në verë përballemi me akrepat, gjarpërinjtë dhe pluhurin, dhe të gjitha presionet e jetës, dhe në dimër me të ftohtin. Situata është e dëshpëruar. Nuk ka shërbime shëndetësore”, ka thënë njëri nga refugjatët sirian.
Mohamad Othman kujton se kishte shkuar në ekskursione shkollore në vendet e lashta arkeologjike në Siri, duke mos e imagjinuar kurrë që një prej tyre do të bëhej shtëpia e tij.
Ai ka thënë se granatimet i detyruantë largoheshin nga fshati i tyre pranë Maarat al-Numan, një zonë afër vijës së frontit midis qeverisë dhe forcave rebele që është goditur në periudha të ndryshme konflikti gjatë konfliktit dhjetëvjeçar të Sirisë.
“Kur filloi bombardimi dhe sulmi i fundit, ne u nisëm për të ardhur këtu. Nuk gjetëm vend ku të strehoheshim, kështu që jetuam këtu mes rrënojave”, tha ai.
Vendi, një vendbanim i hershëm i krishterë me rrënoja që datojnë në shekullin e 5-të, ka qenë i popullarizuar me të zhvendosurit sepse nuk duhet të paguajnë për të qëndruar atje, ndryshe nga zonat e tjera ku pronarët e tokave marrin qira.