Mbi 5 milionë euro investime në Gjinekologji, Kurti: Ngjasojnë me ato të perëndimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se investimet që janë bërë në këtë klinikë ngjasojnë me ato të perëndimit

FOTO:EO

5. 5 milionë euro janë investuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prej tyre, mbi 3 milionë euro janë investuar për fertilizim të asistuar dhe 2 milionë për mjekësinë fetale.

Në përurimin e kësaj klinike, i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Nga aty, Kurti tha se investimet që janë bërë në këtë klinikë ngjasojnë me ato të perëndimit.

“Një investim të jashtëzakonshëm që ka transformuar rrënjësisht këtë klinikë. Bëhet fjalë për 5.5 milionë euro përafërsisht që janë investuar këtu, me ç’rast mbi 3 milionë euro janë për fertilizimin e asistuar mjekësor, ndërkaq rreth 2.4 milionë euro janë për mjekësinë fetale dhe për aminiciontezën. Përafërsisht, dhjetë vjetëve unë e kam pasur gruan time që pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyn këtu në spital dhe në klinikën gjinekologjike nuk mund të dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë me kohën para një dekade në vendin e njëjtë. Tash gjysma e këtyre investimeve prej mbi 3 milionë euro tek fertelizimi janë për infrastrukturë e gjysma për pajisje, dhe në të njëjtën kohë jemi me fat që nënat lehona dhe foshnjat e fëmijët në përgjithësi kanë klinikë më të mirë gjinekologjike si asnjëherë më parë, pikërisht kur po marrin shtesat për fëmijë e lehona. Mbi 55 mijë lehona marrin mbështetje financiare dhe mbi 400 mijë fëmijë në Republikën e Kosovës për herë të parë me qeverinë aktuale, që paraqet edhe një dëshmi të kompletuar se nëna dhe fëmija, shëndeti i saj dhe i fëmijës janë në fokus të qeverisë sonë”, tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në këto reparte janë instaluar edhe njësitë e tjera, të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, ndërkaq tha se do t’i ndihmojnë edhe stafit shëndetësor.

“I lumtur qe sot po fillojnë katër repartet më të rëndësishme të rinovuar në Klinikën e Gjinekologjisë. Vetëm të shtoj se në këto reparte janë instaluar edhe njësit e reja, të cilat do të ndihmojnë në sistemimin informativ shëndetësor, do të ketë digjitalizim të radhëve, do të ketë procese të digjitalizuara. Dhe gjithë kjo përveç kushteve të jashtëzakonshme që tani e tutje do t’i kenë gratë në këtë klinikë edhe punëtorët do ta kenë shumë më lehtë që të bëjnë punën e tyre dhe natyrisht sot edhe falënderohem nga ta, jo vetëm për shkak të kushteve, por edhe për shkak të rrjedhjes së pacienteve dhe mënyrës më të dinjitetshme të trajtimit të grave në klinikë”, ka theksuar Vitia./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika