I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku sot do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ky takim pritet të mbahet nga ora 18:00.
Ndërsa, takim në mes të Lajçakut e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të ketë shkaku i mospërputhjes së agjendës së Osmanit.
Kjo u bë e ditur për Dukagjinin nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të presidentes”, tha Kupina.