Granit Xhaka ka rinënshkruar marrëveshjen me ekipin anglez “Arsenal” verën e kaluar. Kjo marrëveshje për mesfushorin shqiptar vlen deri në vitin 2024.
Interesim për Xhakën ka shfaqur ekipi futbollistik i Romës. Jose Mourinhon ka insistuar që ai të bëhet pjesë e ekipit të Romës. Po ashtu, për të ka shprehur interesim edhe klubi gjerman.
Bayer Leverkusen është duke tentuar ta rikthejë Xhakën në Bundesligë. Në Bundesliga, Granit Xhaka ka luajtur me M’Gladbach në vitet 2012-2016.
“Aspirinat”, që do të luajnë në grupet e Champions League sezonin e ri, po përgatisin një ofertë për ta marrë lojtarin e kombëtares zvicerane në huazim me të drejtë blerje, për një shumë që duhet përcaktuar.