Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” që ndodhi më 13 qershor në Breg të Diellit në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit me inicialet H.V, është bërë në banesën e tij, ku edhe janë gjetë dhe sekuestruar, një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë.
“Arrestimi i personit të dyshuar: H.V. mashkull 23 vjeç, nga hetuesit dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë, është kryer në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetë dhe sekuestruar: një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Lexo edhe: Natë e gjatë në Breg të Diellit, qytetarët terrorizohen nga gjuajtjet me AK-47