UEFA zyrtarisht e ka konfirmuar për Dukagjinin se e ka suspenduar nga Kampionati Evropian “Gjermani 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku.
Siç thuhet në përgjigjen e UEFA-s, anulimi i akreditimit, Sadikut i është bërë nën arsyetim për sjellje të pahijshme gjatë ndeshjes Angli-Serbi.
“UEFA mund të konfirmojë se një gazetari i është anuluar akreditimi për shkak të sjelljes së keqe në ndeshjen e UEFA EURO 2024 ndërmjet Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024.
Ky reporter mund të zëvendësohet nga një gazetar tjetër nga e njëjta organizatë për pjesën e mbetur të turneut”, thuhet në përgjigjen e tyre.