Sot [e enjte], duke filluar nga ora 10:30, do të nisin mbledhjet e komisioneve.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Noterinë, për Këshillin Prokurorial dhe atë për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.
Ndërkaq, nga ora 11:00 fillon komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku mban dëgjim publik për Projektligjin për kripto-asetet.