Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit, ndërsa thekson se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se at Antonio Belushi ka kultivuar me pasion gjuhën arbëreshe që nga vitet e 90-ta, duke shtuar se ka mbrojtur të drejtën e shqiptarëve për liri.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri. Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut”, ka shkruar Osmani.
Osmani u shpreh se si presidente e Kosovës ka pasur nderin ta takojë nga afër në bibliotekën e krijuar nga ai.