Mediumi “IndeksOnline” gjatë ditës së sotme ka publikuar pamje ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht një grua në Prizren.
Sipas përgjigjes së policisë për Dukagjinin, i dyshuari dhe viktima janë burrë e grua dhe se të dy janë në stacion të policisë duke u intervistuar.
“Lidhur me rastin, sapo është publikuar videoregjistrimi, hetuesit e stacionit policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort”.
“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për qytetarët në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatojë ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi për “Express”.
View this post on Instagram