“Të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të jenë të përfshirë në një sistem unik energjetik dhe t’i respektojnë rregullat e tregut”.
Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me marrëveshjen për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Haradinajt, çdo shtyrje e zbatimit të kësaj normative, jo vetëm që është e vonuar por “edhe me kosto të papërballueshme”.
Ai ka theksuar se çështjet teknike administrative nuk duhet të shndërrohen në probleme politike.
“Kosovës ia siguruam pavarësinë energjetike që vite më parë dhe kjo falë përpjekjeve të vazhdueshme dhe aspak të lehta. Prandaj, qeveria e tanishme i ka pasur të gjitha predispozitat që nga fillimi i mandatit të saj, të përfshijë qytetarët e veriut të vendit, në sistemin energjetik të Kosovës, njëherësh që ata të paguajnë për shërbimet që i gëzojnë”, shtoi ai.
Për këtë, ka shkruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka deklaruar se Kosova është afër finalizimit të dakordimit për nisjen e zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë, që synon vendosjen në binarë të problematikës së furnizimit dhe pagesës së energjisë në katër komunat e veriut të vendit.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bislmi ka deklaruar se “ky është njё problem qё ёshtё krijuar, mirёmbajtur dhe trashëguar tutje nga tё gjitha qeveritё e deritanishme”.
“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs”, ka shkruar ai.
Sipas tij, takimi mes KEDS-it dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me nëntë qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi, dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur.
Ai ka thënë se nuk do ketё asnjё operator shtesё pёrveç Elektroseverit dhe asnjё shёrbim shtesё nё fushёn e distribucionit, pёrtej katër shёrbimeve të cekura më lart, tё dakorduara nё vitin 2015 dhe pёrtej katër komunave nё veri tё Republikёs Kosovёs.