Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale ndaj Rade Basara për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale është tërhequr nga ndjekja penale ndaj njërit prej të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq

Në rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit, këtë të premte seanca gjyqësore ishte e planifikuar për të marrë fjalën përfundimtare.

Prokurori Special, Burim Çerkini, ka vendosur tërheqjen nga ndjekja penale e Rade Basares, duke theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vazhduar me akuzën e pjesëmarrjes në grup të organizuar dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“D.m.th. të gjitha dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët, veçanërisht provat materiale të siguruara me urdhëresë gjykatore, nuk e dëshmojnë se veprimet e të akuzuarit Rade Basara përmbajnë elementë të veprës penale pjesëmarrjes në grup të organizuar, që lidhet me keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Prandaj, Prokuroria Speciale, bazuar në këto prova, në mungesë të provave ka vendosur tërheqjen nga ndjekja penale për të akuzuarin Rade Basara. Kjo çështje penale gjithashtu ka të pandehur të tjerë, ku udhëheqësit e grupit kriminal janë në arrati”, ka deklaruar Çerkini, në seancën e sotme gjyqësore.

Në seancën e 13 qershorit, Basara kishte  vendosur të mbrohej në heshtje.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq akuzohen se në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, të cilët gjenden në arrati dhe dy të pandehur tjerë të panjohur, duke vepruar si grup kriminal me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

I akuzuari Dragisha Markoviq akuzohet për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” nga neni 433, par. 2.1 të Kodit Penal. Markoviq po ashtu bashkë me Zharko Jovanoviq akuzohen edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje” nga neni 422, par.1 lidhur me par.2, nënpar. 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, i akuzuari Jovanoviq ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal. Kurse, i akuzuari Nedeljko Spasojeviq ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Ndërsa, më 27 dhjetor 2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër Milan Mihajloviq lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, të cilin e ngarkon me katër vepra penale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika