Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona kanë vdekur të enjten në rajonin e Prishtinës.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje për mënyrën apo arsyen e vdekjes së tyre, derisa kanë theksuar se trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Po ashtu është bërë e ditur se tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
“HETIM MBI VDEKJEN . Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.