Bislimi e njofton ndihmëssekretarin e OKB-së për avionët luftarakë serbë përreth kufirit me Kosovën

Bislimi e njoftoi ndihmëssekretarin e OKB-së se Serbia ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, duke theksuar se në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me Kosovën dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenca.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi atë me situatën në vend e rajon, objektivat e Qeverisë dhe të arriturat në tri vitet e fundit.

Në këtë takim, Bislimi e njoftoi ndihmëssekretarin e OKB-së se Serbia ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, duke theksuar se në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me Kosovën dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit.

“Mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, zëvendëskryeministri rikujtoi se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Temë diskutimi ishte edhe procesi i dialogut, me ç’rast Bislimi tha se ka mungesë vullneti e gatishmërie nga Serbia për zbatimin e marrëveshjeve.

“Në vijim, u diskutua dhe mbi procesin e dialogut, ku zëvendëskryeministri e njoftoi ndihmëssekretarin Jenča me zhvillimet e fundit, duke shprehur konstruktivitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm të palës sonë në këtë proces, i cili fatkeqësisht është përballur me destruktivitetin dhe mungesën e vullnetit e gatishmërisë për hapa tutje e zbatim të marrëveshjeve nga ana e palës tjetër”, thuhet tutje në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se rritja e BPV-së, rritja e punësimit, sundimi i ligjit, integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, janë synime qenësore për Qeverinë.

“Ai theksoi se vendi po avancon e zhvillohet me ritëm të shpejtë, pavarësisht barrierave me të cilat po përballemi. Sipas të dhënave më të fundit dhe nga ASK-ja, tremujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje ekonomike në nivelin 5.62%. Edhe projeksionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet e ardhshme, si dhe rankimet ndërkombëtare të Kosovës në shumë fusha, qëndrojnë si dëshmi e progresit të vendit tonë”, theksohet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika