Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024

Pamje brenda stadiumit Allianz Arena në Munih gjatë ceremonisë hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ©Reuters

Sot do zhvillohen tri ndeshje interesante në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ndeshja e parë në program për tu zhvilluar është ajo mes Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke, që zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Hamburg.

Nga ora 18:00 në Dortmund do të zhvillohet ndeshja kryesore e ditës së sotme, ku përballen Turqia dhe Portugalia.

Të dyja ekipet kanë marrë nga tre pikë në xhiron e parë dhe fitorja eventuale sot për njërën apo tjetrën skuadër do të thotë kalim i grupit tutje.

Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në Koln me fillim nga ora 21:00.

Belgjika do të kërkojë pikët e para në Euro 2024, në përballje me Rumaninë.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika