Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas të Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor.
Rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e PK-së.