Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj.
Ai ishte po ashtu ish-kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e Gjetajt në Facebook.
Kushtrim Gara nga Komisioni për të Zhdukurit lajmin për humbjen e tij e ka quajtur të dhimbshëm duke thënë se ishte një njeri me përgatitje të lartë kombëtare dhe një zemër të madhe.
Gara ka thënë se shembulli i tij është një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga secili.
“Sot morëm lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta e bashkëpunëtorit e mbështetësit të jashtëzakonshëm, Kryetarit Prenkë Gjetaj. I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga veprimtari i orëve të para për çlirimin e vendit…Njeriut me përgatitje të lartë kombëtare dhe një zemër të madhe. Do të mbetet gjithmonë një shembull i vërtetë i humanistit e njeriut të urtë, por edhe gjithnjë i pamposhtur në qëndrimet e tij të drejta. Nga i cili mësuam shumë , e mbi të gjitha se çfarë do të thotë të jesh i drejtë dhe i palëkundur. Shembulli i tij është një udhërrëfyes që duhet ndjekur nga të gjithë ne”, ka shkruar Gara në Facebook.