Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së profesorit kosovar, Prenk Gjetaj.
Abdixhiku ka thënë se Gjetaj ka lënë një trashëgimi të madhe dhe se kontributi i tij si atdhetar, kryetar komune dhe dege i LDK-së në Klinë nuk harrohen kurrë.
“Ai na la një trashëgimi të madhe të angazhimit të pafund dhe të paepur për shtetin dhe për popullin e tij. Kontributi i tij si atdhetar, mësimdhënës, kryetar komune dhe dege të LDK-së në Klinë dhe figure të shquar politike nuk mund të harrohet asnjëherë”, ka shkruar Abixhiku.
Vdes Prenk Gjetaj, ish-kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur