Bajrami me kritika për Muratin: Rryma u subvencionua me para të BE’së, për shkak të politikave tuaja 250 mijë kosovarë në varfëri ekstreme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar ministrin e financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit publikoi disa shifra e që për Bajramin janë propagandë. Ajo ka thënë se "Propaganda e ministrit që rritjen e varfërisë mundohet ta shesë si sukses"

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave njëherit deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të financave, Hekuran Murati.

Reagimi i Bajramit erdhi pasi ministri Murati ka publikuar shifra se si 61 mijë familje janë subvencionuar për faturat e energjisë në gjashtë muajt e fundit.

Ish ministrja Bajrami thotë se ky financim është nga Bashkimi Evropian(BE). Ajo ka vzhduar tutje me kritika duke thënë se Murati duhet të mbahet përgjegjës për faktin që ka premtuar lirim të çmimit të energjisë dhe e kanë bërë të kundërtën kur kanë ardh në pushtet.

“Pra Bashkimi Evropian është institucioni që duhet të falënderohet për këtë ndihmë e Qeveria Kurti me minister Muratin duhet të mbahet përgjegjëse që përkundër faktit që erdhën në pushtet duke premtuar lirim të çmimit të energjisë elektrike e rritën atë deri në papërballushmëri për 61 mijë familje në Kosovë”, ka thënë Bajrami.

Tutje Bajrami ka thënë se falë politikave të Qeverisë Kurti, 61 mjë familje apo 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme.

“Propaganda e ministrit që rritjen e varfërisë mundohet ta shesë si sukses. 61 mijë familje në vendin tonë u subvencionuan për faturat e energjisë elektrike në gjashtë muajt e fundit. Financim ky komplet nga BE për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Për fund ajo ka thënë se “Falë politikave dhe mospunës së kësaj Qeverie sot 61 familje apo rreth 250 mijë banorë jetojnë në varfëri ekstreme dhe ministri i financave mundohet që këtë ta shes si lavd. Propaganda nuk kalon!”, ka thënë Bajrami.

Murati njofton se mbështetja për familjet e cenueshme për faturat e energjisë do të riaktivizohet dimrit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika