Vlera e librave të palexuar

Në Alegorinë e Shpellës së Platonit ishte thënë se njerëzit ishin rahat me padijen e tyre dhe kjo i bënte të armiqësohen me këdo që e vinte në dukje atë. Ndoshta nga fakti sa të “cenueshëm” na bënte kjo apo nga ndjenja e inferioritetit që ndjenim në diçka të panjohur për ne.

Megjithatë, tërsia e asaj që ne dimë është thjeshtë një membranë e cila mbulon të panjohurën. E.F.Schumacher kishte zbërthyer këtë nocion duke e definuar konceptin e adaequatio, “të të diturit” të gjërave si e vetmja pjesë e përjashtuar e asaj membrane.

Një tension goxha i theksuar ky kufiri midis të njohurës dhe të panjohurës. Si i tillë, gjeti studiues të shumtë. Shkrimtari Umberto Eco, shkruan autori libanez, Nassim Nicholas Taleb, “i përket asaj klase të vogël studiuesish që janë enciklopedikë, mendjemprehtë dhe jo të shurdhër”.

Umberto Eco i ndante vizitorët në ata inferiorë ndaj librave të tij dhe në ata që shpreheshin kështu: “Uau! doktor Eco, çfarë biblioteke keni! Sa prej këtyre librave keni lexuar?”.

Një pjesë e biblotekës së Umberto Eco

Kush thotë që librat e palexuar janë më pak të vlerësuara sesa ato të lexuarat? Përkundrazi, mendoj që është e kundërta. Çfarë ndodh kur përfundojmë një libër?

Marrim një mësim të ri, nganjëherë edhe jo, jeta vazhdon, dikush e përjeton në të vërtetë atë që lexon dhe çfarë pastaj? A nuk mendoni se është akoma më e bukur që një libër ka aftësinë të të bëjë kurioz akoma pa e shfletuar ju apo t’ju bëjë ta doni aq shumë sa për ta marrë vetëm nga titulli?

Romancierja, Marilynne Robinson besonte në bukurinë e të panjohurës. Ndoshta nga fakti se nuk mund ta merrnim për të mirëqenë, pa ditur se me çfarë kishim të bëjmë. Ndoshta do të ishte bukur sikur të fillonim edhe ne!

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika