UEFA dënon sërish Shqipërinë

“ 47 mijë e 500 euro është gjoba dënuese ndaj FSHF-së nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së. Ky dënim përfshin 25 mijë euro ndaj transmetimit të mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, 20 mijë euro për pushtimin e fushës së blertë nga tifozeria si dhe 2500 euro për ndezjen e fishekzjarrëve”, thuhet në njoftimin e UEFA-së

Federata Shqiptare e Futbollit [FSHF] ka njoftuar se sërish është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së.

Federata Shqiptare u dënua me 47 mijë e 500 euro.

Dënimi ka ardhur për ndezjen e fishekzjarrëve, për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, si dhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Me 2500 euro është dënuar për ndezjen e fishekzjarrëve, me 20000 mijë euro për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz si dhe me 25000 mijë euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë që të jenë më të “përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar”.

Gjithashtu, FSHF ka njoftuar se gjatë ndeshjeve nuk do të lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

Ndryshe, me 18 qershor Shqipëria ishte gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA me shumën rreth 37 mijë  euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.

“Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
  • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
    • Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.”, thuhet në njoftimin e UEFA-së për gjobitjen e FSHF-së.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika