Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikojnë për punësim në institucionet publike të Kosovës.
Kryeministri përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka thënë thirrja e tij për të rinjtë e komuniteteve joshumicë në vend d.m.th mundësi të barabarta, duhet të shpërndahet barazia”.
“Ju bëj ftesë të rejave dhe të rinjve, të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që të aplikoni në thirrjet e hapura për punësim në institucionet publike të Kosovës. Kontributi dhe pjesëmarrja e juaj në jetën institucionale është qenësore për shtetin, republikën, dhe shoqërinë tonë”, shtoi Kurti.
Kurti ka bërë thirrje për aplikim, dhe po ashtu për çdo rast të diskriminimit ata të denoncojnë rastet.
Kreu i ekzekutivit shtoi se “Takimet, bisedat e ndërveprimet e rregullta me ushtarë të FSK-së, policë të Kosovës, shërbyes civilë, e personel mjekësorë nga radhët e komuniteteve joshumicë, çdo ditë e më shumë ma thellojnë bindjen për kontributin qenësor që ata kanë për shteti, Republikën dhe shoqërinë”.
Kryeministri shtoi më tej “aplikoni në thirrjet e hapura për punësim, për mundësi të barabarta le të shpërndajmë barazinë”.