Kryetari i Komunës së Gjakovës ka pritur në takim, ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley K. Clark.
Gjini përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se është “jashtëzakonisht i lumtur” që ka pritur në Gjakovë, Gjeneralin dhe mikun e madh të Kosovës, Wesley Clark.
“Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të përbashkët e të përjetshme”, ka shkruar Gjini.