Sulmohen me armë zjarri kisha dhe senagogë në Rusi, vritet një prift dhe 6 policë

Në republikën e Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, disa persona të armatosur kanë lënë të vdekur gjashtë oficerë policie në një sulm.

Sipas thonë zyrtarëve të sigurisë dymbëdhjetë oficerë të tjerë u plagosën gjithashtu në këto sulme.

Një sinagogë, dy kisha dhe një postbllok policie u vunë në shënjestër në qytetet Derbent dhe Makhachkala.

Poashtu i vrarë mbeti një prift ortodoks rus dhe të paktën dy sulmues, siç raportojnë mediat shtetërore.

“Gjuetia” për më shumë persona të armatosur është ende në vazhdim.

Sulmuesit nuk janë identifikuar, por Dagestani në të kaluarën ka qenë skenë e sulmeve islamike.

Pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa në flakë në të dy qytetet.

Në një video tjetër, njerëz të veshur me rroba të errëta shihen duke qëlluar mbi makinat e policisë, përpara se një autokolonë me automjete të shërbimit të urgjencës, me sirena të ndezura, të mbërrijë në vendngjarje në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit, raporton BBC.

Një ndërtesë është djegur në Derbent/ REUTERS

Një kanal jozyrtar në aplikacionin e mesazheve Telegram, Mash, tha se persona të armatosur u barrikaduan në një ndërtesë në Derbent.

Komiteti Hetues së Rusisë tha se kishte nisur një hetim mbi “aktet e terrorit”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Në prill, shërbimi rus i sigurisë FSB arrestoi katër persona në Dagestan të dyshuar për përfshirje në sulmin në ndërtesën e qytetit Crocus të Moskës muajin e kaluar.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika