Policia jep detaje për aksidentin që përfundoi me fatalitet në Fushë-Kosovë

"Ka ndodhë aksident trafiku rrugor me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira pesë automjete, katër me targa vendore me ngasës meshkuj kosovar dhe një me targa të huaja me ngasës mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare".

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Sipas pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Ka ndodhë aksident trafiku rrugor me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira pesë automjete, katër me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë dhe një me targa të huaja me ngasës mashkull kosovar, zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre ngasës të automjeteve dhe tre pasagjerë të një automjeti, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në aksident, viktima mashkull kosovar, me datën 23.06.2024 rreth orës 13:30 ka ndërruar jetë në QKUK. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës e kanë arrestuar zyrtarin policor me dyshimin për “rrezikim të trafikut publik”.

“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të datës së djeshme, ku janë përfshirë katër automjete. Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor, i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’”.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika