Jusristi Abdullah Klinaku ka thënë se një nga arsyet pse lindin lëvizjet antiislame si ajo e Deçanit, janë edhe disa grupe intelektualësh që flasin kundër fesë islame.
Ai, në “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjinit, tha se kjo mendësi sjellvetëm përçarje.
“Ka historianë, studiues e autorë që mendojnë që Islami dhe shqiptari janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Ka profesorë, historianë thonë që islami dhe shqiptarizma s’mundet me bë bashkë. Nëse kemi mendësi të tillë të një grupi intelektual, që disa janë edhe autorë të librave ku mësojnë fëmija jonë”, tha ai.
Klinaku u shpreh se nevojitet një verifikim i historisë.
“Normal që ka me nxjerrë në pah edhe ndoshta këso forma të këtij organizimi. Duhet me i nejt gati që në start, duhet verifikim të historisë. Ka mundësi që sipas këtyre hetimeve, do të dalin edhe përzierje të duarve të tjera që nxisin këso lëvizje në këto momente të Kosovës”, tha ai.