Një person është gjetur pa shenja jete të hënën e 13 qershorit, në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka kosntatuar vdekjen e viktimës.
Sipas raportit të policisë, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, bazuar në raportin e policisë, brenda 24 orëve të fundit, 25 aksidente trafiku me dëme materaile raportohet të kenë ndodhur, dhe 19 aksidente me të lënduar.
Policia e Kosovës të hënën e 13 qershorit ka arrestuar, gjithsej, 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje.