U gjet i vdekur në veturën me targa të Shqipërisë, policia nis hetimet

Skaj rrugës kryesore në Sllatinë të Fushë Kosovës, është gjetur trupi i pajetë i një personi vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar. TV Dukagjin ka kuptuar se vetura “Smart” me targa të Shqipërisë në vendin ku u gjet shoferi pa shenja jete ishte parkuar të dielën rreth orës 20:00, dhe është vërejtur tek sot nga kalimtarët e rastit. Policia ka nisur hetim mbi vdekjen

Me një veturë të tipit “Smart” me targa të Shqipërisë, një burrw që nuk i dihet as identiteti e as mosha, u ndal skaj rrugës në Sllatinë të Fushë-Kosovës të dielën rreth orës 20:00 në mbrëmje.

E parkuar skaj rrugës vetura bashkë me shoferin qëndroi për gati 12 orë pa lëvizur.

“Kalimtarët e rastit tek sot në orët e mëngjesit vërejtën se vetura “smart” i kishte të lëshuar fshesat që e pastrojnë xhamin, ndonëse nuk kishte reshje shiu. Për këtë arsye të njëjtit u ofruan tek vetura dhe e vërejtën një person të shtrirë. Të njëjti rastin e raportuar në Policinë e Kosovës.”

Në vend ngjarje Policia arriti rreth orës 07:30, dhe me ta edhe mjeku kujdestar, i cili e konstatoi vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.  Aktualisht  policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Agron Borovci – Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës

Lidhur me rastin gjatë ditës nuk ka pasur ndonjë raport shtesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

 

 

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika