Ka nisur ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Spanjës në stadiumin në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.
Krahas kësaj ndeshjeje, në të njëjtin orar edhe Kroacia dhe Italia zhvillojnë sonte (24 qershor) ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Euro 2024, përkatësisht Grupi B.
Ndeshja që fillon në orën 21:00, do të luhet në stadiumin Red Bull Arena (Leipzig).
Italia është favorite për këtë takim, por Kroacia ka shumë lojtarë me përvojë dhe kanë qenë në situata të tilla nëpër Kampionate Evropiane e Botërore.
Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në Evropianin që po mbahet në Gjermani.
Ndeshja Shqipëri – Spanjë luhet nga ora 21:00 në Duesseldorf. Shqipërisë i duhet fitorja për avancim në fazën nokaut të Evropianit.
Te Shqipëria janë shprehur gati për ndeshjen vendimtare. Synimi i Shqipërisë është fitorja përballë Spanjës që ka siguruar avancimin në një të tetën e finales.
Shqipëria nisi paraqitjen në Evropian me humbje 2:1 nga Italia, kurse e kërkoi barazimin deri në fund. Më pas barazoi 2:2 me Kroacinë.
Ndërsa, Sylvinho ka thënë të dielën se Shqipëria e kërkon fitoren dhe kështu edhe avancimin në një të tetën e finales.
Edhe kapiteni Berat Gjimshiti ka vlerësuar nivelin e Spanjës, ndërsa ka thënë se të gjithë janë gati.
Shqipëria nuk mund të llogaritë në sulmuesin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku. Daku u dënua të dielën nga Komisioni i Etikës, Disiplinës i UEFA-s.